Në këtë vit sundimi turk është rënduar shumë. Shtypja dhe shfrytëzimi është i egër. Shumë shkrimtarë shqiptarë janë udhëheqës të kryengritjeve të cilat dështojnë dhe përfundojnë me vdekje. Shpresa se Venediku dërgon ndihmë tregohet premtim i kotë.
Shkrimtarët në këtë kohë jo vetëm që përkthejnë libra në gjuhën shqipe por edhe përpilojnë fjalorë dhe gramatika.
Shkrimtarët më të njohur të kësaj periudhe janë Pjetër Budi, Frangu i Bardhë dhe Pjetër Bogdani.